13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, PDK bën homazhe para shtatores së Adem Jasharit

13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, PDK bën homazhe para shtatores së Adem Jasharit

Haxhiu e quan Thaçin “paçavure” të Vuçiqit

PDK e Lipjanit ka njoftuar për homazhe tek shtatorja e Adem Jasharit në sheshin e Lipjanit, i cili mban emrin e Komandantit Legjendar, në ditën e përvjetorit të pavarësisë së vendit.

Një gjë të tillë e ka bërë vetë subjekti politik me anë të një komunikate për medie, teksa kanë thënë se sakrifica e bijve dhe bijave më të shtrenjta të popullit tonë që ranë për lirinë e atdheut është e shenjtë dhe do ta kujtojmë gjithmonë, shkruan Gazeta Ulpianapress.

Shënimi i plotë:

Sot për nderë të festës së Pavarësisë së Kosovës, së bashku me strukturat PDK-së dega në Lipjan, bëmë homazhe para shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jasharit !

Sakrifica e bijve dhe bijave më të shtrenjta të popullit tonë që ranë për lirinë e atdheut është e shenjtë dhe do ta kujtojmë gjithmonë.

Rruga jonë drejt lirisë ishte një rrugë e drejtë, ishte një përkushtim dhe një angazhim i të gjithë popullit!

Urime Kosovë, 13 vjet shtet!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)