Ky është dënimi që pason për shoferët që nuk i respektojnë “Zebrat”

Ky është dënimi që pason për shoferët që nuk i respektojnë “Zebrat”

Pagat në FSK, Polici dhe Zjarrfikës, sipas Projektligjit të ri

Kalimi në dritën e kuqe të semaforit, ndalja në vendkalimin për këmbësorë, parkimet pa vend, janë vetëm disa nga shumë rregullat e komunikacionit rrugore që thyhen nga vetë vozitësit.

Por ajo që më së shumti irriton qytetarët është se veturat nuk respektojnë “Zebrat”, apo vend kalimin për këmbësorë.

Bazuar në Ligjin për rregullat e trafikut rrugor është e ndaluar ndalja e mjetit në këto vende, konkretisht në vendkalim të këmbësorëve, në vendkalim të biçikletave, si dhe në distancë më të vogël se pesë (5) metra para vendkalimit të tillë.

Në një përgjigje për Indeksonline, zyra për Informim e Policisë së Kosovës, ka thënë se shoferi i mjetit i cili e ndalë ose e parkon mjetin në kundërshtim me rregullat e komunikacionit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej tridhjetë 30 eurosh.
“Bazuar në Ligjin për rregullat e trafikut rrugor nr. 05/L-088, neni 92 – Vendet ku ndalohet ndalja e mjetit, paragrafi 1. Është e ndaluar ndalja e mjetit në këto vende, konkretisht nën paragrafi 1.7. në vendkalim të këmbësorëve, në vendkalim të biçikletave, si dhe në distancë më të vogël se pesë (5) metra para vendkalimit të tillë. Lidhur me këtë është paraparë sanksioni, në paragrafin 6, ku dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej tridhjetë (30) eurosh, shoferi i mjetit i cili e ndal ose e parkon mjetin në kundërshtim me dispozitat e këtij neni”, thuhet në përgjigje dhënë për Indeksonline.

Policia këshillon që gjatë kohës së kolonave që krijohen brenda qytetit shoferët duhet ta kenë parasysh që duhet të ndalen para “Zebrave”, apo pas tyre, në mënyrë që të lënë të lirë rrugën për këmbësorë.

“Në kohën e kolonave në qytet pjesëmarrësit duhet të veprojnë që të mos ndalen në vendkalimin për këmbësorë por çdo ndalim të jetë para apo pas vendkalimit të këmbësorëve duke mos”, thuhen për përgjigjen e Policisë së Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)