14 plumba mbi vëllain e ish deputetit, familjarët menduan se ishin fishekzjarrë

14 plumba mbi vëllain e ish deputetit, familjarët menduan se ishin fishekzjarrë

Gazeta serbe: Nëse Prishtina dhe Beogradi pajtohen, të gjithë do ta përkrahin korrigjimin e kufijve

Kanë dalë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u gjet i vrarë vëllai i ish deputetit të PS-së.

Bëhet fjalë për Aleksandër Ndokën, trupi i të cilit u gjet nga familjarët e tij në afërsi të banesës me 14 plumba. Edhe pse ende nuk ka të dhëna të saktë rreth ekzekutimit të 48 vjeçarit, babait të katër fëmijëve, në media thuhet se kanë qenë dy persona ata që kanë qëlluar me breshëri plumbash nga dy armë të ndryshme mbi anëtarin e këshillit bashkiak të Lezhës, i cili së fundmi ishte emëruar edhe drejtor i Inspektoratit Kombëtarë të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për Veriun.

Ndoka u gjet i pajetë në makinën e tij, ndërsa nga informacionet e para familjarët thonë se kur kanë dëgjuar të shtënat kanë menduar se ishin fishekzjarrë. Banesa e biznesmenit Ndoka ishte e pajisur me kamera sigurie, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve nga kamerat e bizneseve përreth në lagjen “Nënë Tereza”, aty ku ndodhi krimi i rëndë që tronditi qytetin e Lezhës.

Aleksandër Ndoka rezultonte një pëson pa precedentë penale, kjo nisur dhe nga deklarimi që ai ka bërë në formularin e dekriminalizimit, ndërsa rreth një muaj më parë i biri i tij, Samueli 18 vjeç, është arrestuar pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të një shtetasi në Shëngjin, i njohur si militant i një force politike. Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)