Qindra njerëz morën pjesë në një vigjilje qirinjsh të dielën për të mbajtur zi për vdekjen e një djali 14-vjeçar në Houston, SHBA, për të cilin policia tha se u godit në sy nga një shok i klasës së tij, gjatë një përleshjeje për një biskotë.
Viktima e re, i identifikuar si Brian Angel, pësoi plagë me thikë të mërkurën pasdite dhe vdiq në spital nga lëndimet e rënda, transmeton Gazeta Express.
I akuzuari për sulmin ndaj Angel, i identifikuar si një 14-vjeçar, po akuzohet për sulm të rëndë ndaj të miturit. Policia thanë se përleshja filloi jashtë shkollës të mërkurën, pranë një dyqani në Houston.

Ata thanë se kur hyri në ambulancë, djaloshi sillej sikur ende ishte duke u rrahur me shokun e tij. Një tjetër shok i klasës së Angel tha se kishte parë kur djaloshi e kishte qëlluar 14-vjeçarin dhe se kishte vrapuar nëpër korridor për të kërkuar ndihmë.

Derisa erdhi policia, sulmuesi kishte ikur. Iu deshën dy ditë policisë që të arrestonin djaloshin në apartamentin e prindërve të tij.
COMMENTS