Aurel Limani, një emër ky që duhet mbajtur shënim për të ardhmen. Vetëm 15-vjeç, por me shifrat e arritura deri tani, ka shkaktuar jo pak jehonë. Në një sezonë ka mposhtur plot 42 herë portierët kundërshtarë.
Pavarësisht moshës duket si një veteran në futbollin ku luan dhe shumë larg bashkëmoshatarëve të tij. Shumë e shohin si yllin e ardhshëm të Kosovës dhe të Ulpianës, por vlen të theksohet se Limani është vetëm 15-vjeç.
Performanca e tij po vjen gjithmonë e më tepër në rritje.Përveç golave me bollëk, Limani është edhe asistuesi më i mirë i ligës, dhe me gjitha këto statistika të frikshme, me siguri mund të themi se Ulpiana e ka përlën në akademi, ndërsa kjo histori ngjason shumë me ato të lojtarëve që tashmë janë ne pjesë e historisë në futbollin evropian.
Futbollisti lipjanas spikati me shifrat në ekipet e të rinjve. Në 32 ndeshje për skuadrat e të rinjve, shënoi gjithsej 42 gola derisa u bë pjesë te ekipi i parë, dhe krejt këto paraqitje të mira, Limanit i’a sollën edhe ftesën për shpresat e Kosovës.
Në gjithë këtë ecuri briliante të Limanit, sigurisht që merita të mëdha ka edhe trajneri Astrit Rrahmani, që tashmë është dëshmu si njëri nga trajnerët më të mirë të shkollave të futbollit në Kosovë./Ulpianapress/
COMMENTS