17 thënie nga Sigmund Freudi

17 thënie nga Sigmund Freudi

E pabesueshme, burri qan si fëmijë nga injeksioni

Ai është një nga shkencëtarët më të spikatur të shekullit të 20-të. Studentët e psikologjisë në mbarë botën i referohen atij si “gjysh Freudi”.

Gjatë jetës së tij, disa e konsideruan një sharlatan, të tjerët një gjeni. Coco Chanel e ka quajtur feministin e parë mashkull – sepse ishte Freudi, në mënyrë të veçantë, që u bë teoricien i revolucionit seksual,i cili shtyu gratë drejt idesë së të drejtave të barabarta.

Dy zbulime në veçanti e kanë siguruar ndoshta reputacionin e tij përjetë; ai zbuloi misterin e ëndrrës, dhe ishte personi i parë që doli me një teori universale për funksionimin e mendjes së nënndërgjegjeshme të njeriut.Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë.

Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit.

Çdo gjë që ju bëni në shtrat është përsosmërisht dhe absolutisht e pranueshme.Me kusht që të dyja palët ta shijojnë.

Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.

Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.

Personi i parë që hodhi një fyerje në vend të një guri, ishte themeluesi i qytetërimit.

Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.

Ne jetojmë në një kohë krejt të çuditshme, në të cilën befasohemi tek vërejmë se progresi marshon në një hap me barbarizmin.

Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.

Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.

Ne nuk jemi kurrë aq të dobët, sa kur dashurojmë, dhe kurrë aq të palumtur e pa shpresë, se sa kur humbasim objektin e dashurisë.

Tregues i parë i idiotësisë, është një mungesë e plotë e turpit.Njerëzit janë më shumë moralë se sa mendojnë, dhe shumë më tepër amoralë sesa imagjinojnë.

Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë.

Cdo njeri normal është, në fakt, vetëm pjesërisht normal.

Ndonjëherë, një cigare është thjeshtë një cigare.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)