Kryetari Imri Ahmeti sot ka mbajtur takim me gjitha strukturat e degës dhe kryesinë e gjerë të LDK-së në Lipjan, nga ku i ka falënderuar të gjithë strukturat për kontributin e dhënë gjatë procesit zgjedhor.
Ndërsa procesin zgjedhor e ka cilësuar fer e korret. Kurse Fitoren e LDK-së fitore të thelle dhe historike.
“Ishte proces zgjedhor fer dhe korret. Faleminderit gjithë strukturave të LDK-së në Lipjan, faleminderit gjithë juve për kontributin e dhënë. Faleminderit qytetarit lipjanas për vlerat civilizuese të dëshmuara gjatë këtij procesi zgjedhor. Ne jemi duke e pritur edhe certifikimin e rezultateve nga KQZ si për Kryetar Komune ashtu edhe për Asamble Komunale për të vazhduar tutje” është shprehur kryetari Ahmeti.
Kryetari Ahmeti tutje ka shtuar se përgjatë ditëve në vazhdim, do të filloje vizitat nëpër nëndegët e LDK-së në gjitha fshatrat e Lipjanit./Ulpianapress/
COMMENTS