Kapiteni i Arbërisë, Hysen Bytyqi po përpiqet të “frikësojë” kundërshtarin e radhës në fundjav, Dukagjinin, të cilët sipas tij do ta ndiejnë të nxehtin e “Sami Kelemdi”-t në Lipjan, ku do të zhvillohet derbi i Ligës së Parë, mes Arbërisë dhe Dukagjinit.
Ndërkohë që Arbëria synon ti arkëtojë tri pikët, dukagjinasit nuk mund të presin gjë tjetër veçse një “mirëseardhje” të ngrohtë nga tifozët vendas “Stuhia e Kuqe” prej 2 mijë përkrahësish që priten të jenë në “Sami Kelemdi” të dielen.
Kapiteni Bytyqi, i cili i qëndroi gjithë këto vite besnik klubit ka shkruas se “dukagjinasit”-it as nuk mund ta çojnë nëpër mend se çfarë i pret në Lipjan.
“Duke e ditur që dita e diele do sjell një sfidë derbi e cila do zhvillohet në mes KF Arbëria dhe KF Dukagjini unë si kapiten i ekipes e pashë të arsyeshme të shkruaj një deklaratë dhe të ju drejtohem me disa fjalë:
Dita e diele do të jetë një derbi për ne mirëpo duke ditur organizimin tonë si skuader me donator të fuqishëm si:Loni Sport, Jahir Baba dhe Blerim Llugiqi dita ditës po bëhemi më të fortë se kurrë.
Sa i përket pregatitjeve ne po mundohemi të japim maksimumin tonë duke shpresuar se me një përkrahje maksimale të tifo grupit më të madh Lipjan , Stuhia e Kuqe ne do dalim fitimtar në Lipjan të dielen”.
Kapiteni i kuqe zinjëve e ka nxehur edhe më tepër situatën në Lipjan, duke thënë se “miqtë’, ashtu si çdo ekip tjetër kundërshtar i yni, e dinë shumë mirë që do të gjenden në “ferr”, kur shkelin në “Sami Kelemdi”.
“Shpresojë shumë në bashkëlojtaret e mi sepse e di që jemi një familje dhe ne do fitojm me djersë siç kemi fituar deri me tani.
Ju ftojë të na përkraheni të dielen gjithë juve që ja doni të mirën klubit sepse me juve të bashkuar mundë të ja dalim.
Bashkë për diten e diele”, ka shkruar Bytyqi./Ulpianapress
COMMENTS