Mollë me bollëk e cilësore në Llugaxhi të Lipjanit

Mollë me bollëk e cilësore në Llugaxhi të Lipjanit

Kurti, zgjidhja për Lipjanin janë numri 10 dhe Selatin Retkoceri

Vjelja e mollës në Llugaxhi tashmë është në vlugun më të madh, po bëhet punë e madhe për ta përfunduar sa ma shpejt këte proces final, të një pune intenzive e të përkushtuar të agrobizneseve në këte fshat.

Kultivuesit e mollës këte vit presin rendimente të mira dhe cilësore. Kultura e mollës por edhe pemët tjera kishin pësuar koxha dëme nga breshëri që kishte rënë në muajin maj apo në periudhën e fillimit të krijimit të frutit. Për fat dhe falë investimeve që agronomët kishin bërë në mbulimin e pemëve me rrjetë sintetike, dëmet nga breshëri kishin qenë ma të vogla, duke i dëmtuar vetëm ato sipërfaqe të pemëve të cilat nuk ishin mbuluar me rrjetë mbrojtëse.

Sipas pronarëve të këtyre bizneseve priten rendimente të kënaqëshme por edhe cilësore të kulturës së mollës. Rendimentet e këtij viti priten të jenë shumë herë ma të larta se sa ato të vitit të kaluar, kur molla por edhe frutat tjerë kishin pësuar dëm që në fillimin e vegjitacionit apo në fazën e lulëzimit kur kishte mbretëru acar dhe i ftohët deri -5 grad nën zero.

Bazuar në parashikimet preleminare të prodhuesve, pritet që sasia e mollës së prodhuar nga këta tre prodhues, duhet të sillet ndërmjet 1200 deri 1300 tonë mollë e cilësisë së lartë.

Çmimi i mollës nuk pritet të arsyetoj investimin, plasmani edhe këte vit është i pasigurt dhe jo i garantuar.

Molla dhe pemët tjera përveq dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore, breshëri i dendur i muajit maj, dëme të konsideruara u shkaktuan edhe nga lagështia dhe vrugu. Shirat me intenzitet të lart dhe në sasi të mëdha, kanë dëmtuar dukshëm rendimentin dhe frutin e mollës i cili në sasi të konsideruar ka rënë në tokë dhe është kalbur. Erërat me intenzitet të lart, që shpesh përshkojnë këte lokalitet e sidomos kur bie shi kanë bërë që kultura e mollës të bie në rendiment, duke u këputur shumë sasi e mollës nga dega për shkakun e paqëndrueshmërisë së bishtit të mollës që është shumë i brisht dhe jo rezistent ndaj erërave.

Anët negative apo dobësitë e kultivimit të mollës janë:

– Mungesa e kontratës me bizneset grosiste tregtare për shitjen e produktit,
– Mungesa e kapaciteteve deponuese apo frigoriferëve për ruajtjen e produktit,
– Çmimi i ulët i shitjes,
– Mungesa e krahut të punës për vjeljen e mollës etj.

Përparsitë e këtyre bizneseve

– Pozita gjeografike shumë e mirë, afër rrugëve magjistrale, autorrugës dhe hekurudhës.
– Afërsia me qendrat tregtare dhe qytetet: Prishtinë, Ferizaj, Lipjan dhe Shtime,
– Fabrika moderne-kalibratori për klasifikim, pastrim, etiketim, paketim
– Frigoriferët me kapacitete afër 1000 ton etj.

Qytetarët e vendit tonë duhet ta ngrisin vetëdijen të blejnë e konsumojnë vetëm prodhime frutore vendore. Kosova prodhon mollë kulitative, ekologjike e ajo që është ma e rëndësishme klima në Kosovë i përshtatet shumë kushteve që kërkon ky frut shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut.

Mobilizimi yn duhet të bëjë prodhuesit që të ndjehen mirë me punën e tyre, prodhuesit duhet të prodhojnë mollë për të plotësuar nevojat e brendshme por edhe për eksport. Tregtarët duhet të jenë të kujdesëshëm të furnizojnë tregun me fruta nga prodhuesit vendor, të jenë të arsyeshëm me çmimet të cilat nuk guxojnë të jenë 50, 100 e 200% ma të larta se çmimi i furnizimit. Institucionet qeveritare duhet të mbrojnë dhe promovojnë produktet vendore por edhe ti subvencionojnë ato.

Llugaxhia prodhon pemë me cilësi e standarde të BE-së

Para dhjet vitesh qindra ha tokë e klasit të lartë, ish pronë e koperatives bujqësore “Kosova” në Lipjan. Kjo tokë për shumë vite kishte mbetur e papunuar, djerrinë me plot shkurre dhe barishta të egra, me ngadal por sigurt po degradonin dhe po merrnin formën e tokës së pashkelur dhe që na trishtonte kur rastiste të kalonim pranë saj. Një valë e privatizimit kishte paraparë privatizimin, shitjen e këtyre pronave të cilat i menaxhonte AKP. Mund të themi se ne llugaxhiasit edhe pse të njohur për prodhimtari të perimeve në rrafshin e Kosovës, kësaj radhe nuk kishin marrë pjesë me ofertat e tyre për ta blerë tokën që në një farë mënyre na takonte apo dikur heret kishte qenë pronë e qytetarëve të këtyre lokaliteteve. Fati deshti që kjo tokë u privatizua nga tre biznesmen, agronom, profesionist, ekspert bujqësor, punëtor dhe entuziast të mëdhenj në punë dhe veprimtari bujqësore. Fati deshti që ky privatizim mos të bëhet nga matrapazët dhe tregtarët e shitëblerjeve të tokave bujqësore siq ndodhi gjithandej nëpër Kosovë. Agronomët e nderuar të cilët u priten me dashamirësi dhe respekt nga qytetarët janë: Refik Bekteshi pronar i Agrounionit, Mehdi Bresila pronar i Meagros dhe Rexhep Spahiu-Sedllari pronar i Agrovizionit. Menjëher pas privatizimit marrjes së pronësisë së tokës, ata nisen realizimin e projekt-idesë së tyre për ti mbjellur këto toka deri dje djerrina me kultura pemtare, perime dhe agrume tjera. Serat me siperfaqe të konsideruara ishin fillim i mbarë i punës së këtyre agronomëve. Dredhza, domatja, trangujt, specat në sera por edhe në natyrë ishte fillimi i mbarë i një pune të rënd por me rezultat të mirë. Paralelisht me punën në sera po punohej edhe në përgatitjen dhe përpunimin e tokës për të mbjellur kulturat pemtare si: mollë të variateteve të ndryshme, dardhë, kumbull, qershi, kajsi, shumë drunjë dekorativ etj. Kompleksi agrar në Llugaxhi sot ka të mbjellura diku afër 50 ha tokë me pemë dominuar nga molla e cila pritet të jepë një rendiment ma shumë se 1300 ton tek të tre prodhuesit. Problemi më i madh është tregu i produktit dhe çmimi i cili është shumë i ulët dhe ajo që është më e keqja nuk garantohet. Z.Spahiu, Bresila dhe Bekteshi kanë ndërtuar frigorifer për ruajtjen e produkteve por bazuar në sasinë që pritet të vjelet në këte vjeshtë vështirë që do të arrihet të deponohet ma shumë se 70% e prodhimit të tre prodhuesve. Kalibratori apo si po e quajmë ne fabrika e larjes, klasifikimit dhe ambalazhimit e vetmja e këtij lloji në Kosovë po punon me kapacitete maksimale. Edhe pse Kosova ende nuk ka kapacitete prodhuese për të mbuluar tregun e saj, ajo ndoshta në këte vit do të plotësoj 60% të nevojave. Megjithate vazhdon problemi i shitjes së produktit eko të vendit, duke u zëvendsuar me import të produkteve nga shtetet e regjionit. Qeveria, komuna, bizneset e mëdha, qytetarët duhet të blejn dhe konsumojnë pemët dhe perimet e tokës së Kosovës, duke ndihmuar prodhuesit vendor por edhe punësimin që domosdoshmërisht ndodh nëpër këto plantazhe të cilat i japin pamje dhe bukuri mahnitëse fushës dhe tokës pjellore të Llugaxhisë. Këtij shkrimi të motivuar nga vizita në vendin e ngjarjes po ja bashkangjesim disa fotografi për të ju kënaqur edhe juve për aq sa u emocionova edhe unë vetë në plantazhë me ngjyra dhe lloje të ndryshme të mollës. Ejani, vizitojeni e binduni edhe ju vet me këte mrekulli që këta agronom të vyer ja dhuruan konsumatorit kosovar. Qytetar të nderuar, konsumator, biznesmen të mëdhenj ju lusim që të ndihmoni bujqit dhe agronomët duke i blerë produktet vendore.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)