Romagnoli edhe një herë hero i Milanit – këtë herë ndaj Udineses, tani gati për derbin ndaj Juves

Romagnoli edhe një herë hero i Milanit – këtë herë ndaj Udineses, tani gati për derbin ndaj Juves

Tare: Futbolli shqiptar të dalë nga “plaga e vjetër”, bastet!

Milani ka arritur edhe fitoren e tretë radhazi në Serie A, këtë herë fitoi ndaj Udineses me rezultat 0-1.

Skuadra nga Milano besoi deri në frymën e fundit dhe në kohën shtesë e arriti fitoren e shumë pritur për tifozët kuqezi.

Shansin e parë të mirë në ndeshje e kishte Suso (14′), por gjuaja e spanjollit përfundoi jashtë shtyllës së majtë.

Në vazhdim ishte e radha e Udineses me anë të Kevin Lasagnas (17′) dhe Hidde ter Avest (21′).

Në pjesën e dytë i disponuar për lojë ishte Samu Castillejo (57′, 60′), por rrjeta e portës së Udineses mbeti e paprekur.

Në vazhdim të dy skuadrat tentuan golin, ndërsa në fund Milani e arriti, Alessio Romagnoli shënoi në minutat shtesë të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Milani renditet në vendin e katër me 21 pikë, kurse Udinese në pozitën e 16 me nëntë pikë.

Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve kundër Juventusit, ndërsa Udeinese udhëton te Empoli./Telegraf

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)