Ballina Lajme
Lajme
Kryeministri jep lajmin e madh për Kosovën
Nga M P – 06/12/2018
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë krijimi i ushtrisë së Kosovës dhe mandatimi i saj, javën që vjen, është proces i brendshëm dhe se është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Për formimin e Ushtrisë së Kosovës ne kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. NATO ka shumë peshë në punët e saj dhe është normale që mund të ketë dilema. Por, Kosova është e sigurt që kjo nuk do t’i sjellë rrezik me krijimin e FSK-së dhe nuk ka interes t’i prish marrëdhëniet me NATO-n”, ka theksuar Haradinaj
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Faton Topalli, nëse kanë biseduar me shtetet anëtare të NATO-së lidhur me vendimin për transformimin e FSK-së në ushtri, Haradinaj ka thënë se është e vërtetë që nuk kanë arritur që të bisedojnë me secilën qeveri aleate të NATO-së, por se kanë zhvilluar takime intensive me shtetet që kanë vendimmarrje të plotë në aleancë dhe shtete mike të Kosovës, që janë pjesë e Aleancës, për çka kanë pasur sinjale pozitive.
“Ta keni parasysh se marrëdhëniet me ta nuk do të vihen në rrezik, por përkundrazi Kosova nga një shtet konsumues i sigurisë do të jetë edhe prodhues I sigurisë duke kontribuar në aleancë”, ka pohuar Haradinaj, i cili ka insistuar se ushtria do të bëhet më 14 dhjetor.
Ai ka folur edhe për deklaratat e Serbisë që FSK po përgatitet për tu dërgojë në veri, gjë e cila sipas tij nuk është e vërtetë. Sipas tij, këto deklarata janë vetëm për t’i frikësuar qytetarët serb të veriut.
COMMENTS