Nga 262 kandidatë , sa garuan në zgjedhjet e 22 Tetorit, për të nxënë një ulëse në Kuvendin e Lipjanit, 5 prej tyre nuk e votuan as veten, transmeton Ulpianapress.
Pa dashur të paragjykohet,nese kjo është pasojë e manipulimeve brenda vetë subjektit, del se 5 kandidatët nuk ia kishin hatrin vetes, e lëre më t’a marrin besimin e ndonjë votuesi, qoftë ai edhe anëtar i familjes së tij.
Për dallim prej këtyre që nuk ia panë hajrin vetes, e lëre më që partia pati far dobie kur i futi në listën e konkurrimit, për një nuancë më të sukseshëm se këta dalin të jenë 7 kuvendarë , që morën nga një votë të vetme.
Derisa te kandidatë më të pavotuar, konkurrenca është më e gjerë , në anën tjetër, sa i takon kuvendarit më të votuar, si i pa konkurrencë me më së shumti vota, doli Rasim Hasani LDK-së me 909 vota të fituara. Si femrës më e votuar në Kuvend, epiteti i takoi Vlora Limani Hajnunit LDK, e cila mori 366 vota, ndërsa kuvendari opozitar me më së shumti vota të fituara është Manush Shammolli i Nisma-s me 350 vota .
Emrat e kandidatëve që nuk morën asnje votë , si dhe te atyre që morën nga një votë .
0 vota:
Hava Rexhepi, PAI
Faton Ramadani PAI
Elmi Dubova PAI
Shkurte Rifati PAI
Sefer Goliq PAI
1 votë:
Edonë Shala, Nisma
Ramadan Bllaca, Partia e Drejtësisë
Besa Syliq, Partia Fjala
Valdrina Adiqi, PAI
Egzona Hodiqi PAI
Zejnepe Haliti PAI.
/Ulpianapress/
COMMENTS