Në dorë mbanë 39 vjet kujtime…Kishte besuar se përfundimi i luftës i dha mundësinë, Shaip Canhasit, që të jetoj edhe me gjatë me gruan e tij, por në vitin 2000, serbët ia vranë. Të hënën janë bërë 19 vjet kur serbët e vranë, Remzie Canhasin, në atë që njihet si Nata e Tmerrit në Mitrovicë.
E bashkë me të nga rojet e Urës, u vranë edhe 9 persona të tjerë dhe 25 u plagosen.
Canhasi, kujton atë ditë kur në banesën e tij, një vit pas përfundimit të luftës, u futën serbët e armatosur.
Atë ditë 84 vjeçari ishte i vetëm në shtëpi. Vdekja sikur e ftoi Remzijen e cila erdhi nga Vushtrria që të ishte afër me burrin në një ditë kur serbët e rebeluar po dëbonin shqiptarët nga veriu dhe po vrisnin ata.
Cahnhasi thotë se qëllimi i serbeve ishte dëbimi i shqiptarëve nga veriu i vendit.
Shaip Canhasi thotë se gjithë kjo masakër ndodhi në sytë e KFORIT francez.
Një ditë pas kësaj ngjarje, shqiptarët e jugut kishin protestuar dhe përleshur me KFORIN francez.
E gjithë kjo ngjarje, është e dokumentuar në një projekt filmik të Halit Baranit.
Të mbijetuarit e kësaj masakre, rrëfejnë për tmerret e kësaj nate.
E i plagosur nga KFORI francez me 5 shkurt, mbeti Adnan Bajrami.
Në kujtim të viktimave të pasluftës, të hënën në qendrën e kulturës në Mitrovicë, është hapur një ekspozitë me fotografitë e të vrarëve dhe të torturuarve.
Barani tregon se kush ishte organizatori i kësaj masakre.
Po atë ditë, rreth 1 mijë e 564 familje u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Deri me tani, për këtë masakër në Veri të Mitrovicës, nuk është dënuar asnjë serb.
COMMENTS