29 të arrestuar sot, policia thotë se procesi zgjedhor shkoi mirë përgjithësisht

29 të arrestuar sot, policia thotë se procesi zgjedhor shkoi mirë përgjithësisht

Lipjani bëhet edhe me një klub futbolli (Foto)

Policia e Kosovës raporton që gjatë ditës së sotme gjithsej janë arrestuar 29 persona që ndërlidhen me rastet e shkeljeve gjatë procesit zgjedhor.

Por në përgjithësi Policia thotë se ky proces ka kaluar mirë dhe pa ndonjë incident madhor, njofton Klan Kosova.

“Policia e Kosovës realizoi me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që kishte për qëllim ofrimin e sigurisë si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Pjesë e planit policor ka qenë edhe inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike”.

“Referuar informacioneve zyrtare janë evidentuar disa raste të natyrave të ndryshme të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 29 personave që ndërlidhen me rastet e procesit zgjedhor, ku prej tyre 23 persona janë ndaluar me vendim të Prokurorëve kompetent të Prokurorisë së Shtetit”.

“Vlen të theksohet se vlerësuar në aspektin e sigurisë në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një mënyrë apo tjetër nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave njerëzore në përgjithësi deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)