3 El Clasicot e vetme, në të cilat mungoi Messi

3 El Clasicot e vetme, në të cilat mungoi Messi

Të Dielën nuk do të mund të shihni njerëz në Lipjan

Prezenca e Lionel Messit në El Clasicon e të mërkurës mbrëma në Camp Nou është e vetmja gjë e pakonfirmuar 24 orë para përballjes.

Në ndeshjen e së shtunës mbrëma kundër Valencias, në të cilën Barça barazoi 2-2, superylli argjentinas mori një goditje të fortë në këmbën e djathtë duke e vënë në dyshim të madh paraqitjen ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, transmeton Gazeta Express.

Këto janë herat e vetme kur Messi ka munguar në El Clasico gjatë karrierës së tij:

Sezoni 2005/06: Barcelona 1-1 Real Madrid

Barcelona ishte në epërsi në këtë ndeshje pas golit të Ronaldinhos përmes penalltisë. Para përfundimit të pjesës së parë, Ronaldo e barazoi rezultatin dhe nuk pati më gola deri në fund. Barcelona iu fut kësaj ndeshje me përparësi në luftë për titull dhe në fund e fitoi atë.

Sezoni 2007/08: Barcelona 0-1 Real Madrid

Dita e Bishës në Camp Nou. Real Madridi i gëzoi tifozët e vet para Krishtlindjes me një fitore 1-0 falë golit të Julio Baptistas. Reali e fitoi 4-1 edhe ndeshjen e dytë atë vit.

Sezoni 2018/19: Barcelona 5-1 Real Madrid

Mungesa më e fundit e Messit shkaku i lëndimit në El Clasico ku mungesa e tij nuk u vërejt aq. Barça i shënoi pesë gola në portën e Realit, në një ndeshje e cila i kushtoi me punë Julen Lopeteguit. /Gazeta Express/   

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)