Në Komunën e Lipjanit tashmë janë shënuar edhe tre raste të reja me COVID-19 në Lipjan.
Pasi që është pranuar informata, është rezultuar se personat kanë qenë në kontakt, familjarë të të infektuarit të djeshëm që jeton në periferi të qytetit në Lipjan.
Komuna e Lipjanit së bashku me stafin e QKMF-së në Lipjan, dhe Policinë e Kosovës po përcjell vazhdimisht situatën e krijuar, rritja e numrit të të prekurve na bën të gjithëve të jemi edhe më të kujdesshëm dhe ti zbatojmë të gjitha udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, për kujdes të shtuar për mos përhapjen e COVID-19.
Kryetari Ahmeti ka thënë se është momenti të marrim seriozisht, të kuptojm drejtë këtë rrezik nga pandemia, të kemi durim e të rrespektojm masat e rekomanduara nga institucionet tona shëndetësore.
COMMENTS