Në prag të përfundimit të fushatës të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që mbahen më 6 tetor, gazeta online ”Ulpianapress” ka publikuar një sondazh 24 orësh, ku lexuesit kanë pasur mundësi që të votojnë për kandidatwt e tyre të preferuar për deputet.
Në këtë sondazh lexuesit e gazetës online ‘’Ulpianapress’’kanë zgjedhur mes Ramë Bujës dhe Ilir Tashollit si kandidatë për deputet, njëri nga PDK dhe tjeteri nga LDK.
Në sondazh votuan 5 mijë e 185 persona nga të cilët 58% apo 2 mijë e 987 persona kanë votuar për Ilir Tashollin, kurse 42% apo 2 mijë e 198 persona për Ramë Bujën.
Sondazhet e ”Ulpianapress-it” kanë përfshirë në vazhdimësi mijëra lexues të saj, duke e bërë që numri i votuesve të jetë enorm duke e bërë edhe garat mes kandidatëve shumë interesante.
Kujtojmë që edhe pak ditë mbyllet fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe sondazhet do të jenë aktive deri në datën e heshtjes zgjedhore.
Këto janë rezultatet e sondazhit edhe për kandidatët e tjerë:
COMMENTS