Votuesit e Kosovës dhe ata të Lipjanit e kanë mundësinë ideale që në këto zgjedhje të zgjedhin personalitete meritore, por edhe figura të reja të cilat janë pjesë e shansit për ndryshim.
Një nga këto figura të reja është edhe Dr. Egzona Bytyqi, e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, ajo është një zonjë e respektuar dhe e dalluar në profesionin e vet. Ajo është edhe asamblesite e respektuar, që ka ndërtuar modelin e saj unik. Ajo është një zonjë e gatshme për të marrë përsipër përgjegjësi politike, për t’ju përfaqësuar juve qytetarë të nderuar në mënyrën më të mirë, për të ndihmuar ndryshimin e rrjedhave në Kosovë, për t’i dhënë fund korrupsionin, që është edhe qellimi kryesor i liderit të partisë. PDK-ja, ofron një listë të pasur me kandidate, por mantelbardha Egozonë është në mesin a tyre zonjave më meritore për të na përfaqësuar në të ardhmen, dhe për t’iu bashkuar grupit përparimtar e reformator, të prirë nga Kadri Veseli, që besojmë se do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
Një shembull i dijes, suksesit, rrugëtimit të sigurt, me sfida e dije është kandidatja Egzona Bytyqi. Me një video senzibilizuese, kandidatja për deputete nga PDK përmend sukseset dhe arsyet se pse duhet të votohet për legjislacionin e Kosovës.
Në listën zgjedhore të kandidatëve për deputetë të PDK – së, Dr. Egzona Bytyqi garon me Nr. 78, dhe ka 30 arsye se pse duhet ta votoni që nesër ajo të jetë deputete e ardhshme në parlament.
COMMENTS