Arbëria nesër(e mërkurë) pret skuadrën, njëra prej tre ekipeve që janë treguar të rrëzikshme në ushëtim, Trepçën me 18 pikë, e cila nga 5 ndeshje në këtë edicion si mysafire ka fituar dy herë ka barazuar një herë dhe ka humbur në dy takime, transmeton Gazeta Ulpianapress.
Arbëria dhe Trepça zhvillojnë nesër ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Në prag të kësaj ndeshje, ka folur edhe sulmuesi anësor i Arbërisë, Agon Llugiqi. Ai ka deklaruar se në këtë ndeshje do të hyjnë vetëm për fitore.
“Do të përballemi kundër një ekipi simpatik, por edhe të fortë, këtë e kanë treguar rezultatet dhe janë në mes të tabelës. Por, për ne është ndeshje e radhës dhe mendojmë vetëm për tre pikët e reja. Kemi ecuri pozitive me ekipin, kemi lojtarë me cilësi dhe në formë të lartë dhe e vetmja gjë që e mendojmë është rezultati pozitiv” – ka thënë sulmuesi i krahut, Agon Llugiqi.
Ndryshe, ndeshja mes Arbërisë dhe Trepçës zhvillohet me fillim prej orës 13:00 në stadiumin ‘’Sami Kelmendi’’ në Lipjan./Ulpianapress/
COMMENTS