72 perqind të lexuesve, e shohin kryesinë e KF Ulpiana, si fajtore për gjendjen e mjerë në klub

72 perqind të lexuesve, e shohin kryesinë e KF Ulpiana, si fajtore për gjendjen e mjerë në klub

Adnan Rrustemi kandidat për deputet i VV-së nga Lipjani

Te gjithë ata që e menduan si qëllimkeq, dhe të paqëlluar editorialin e Granit Duriqit, botuesit të Gazetës UlpianaPress, i demanton përqindja e të anketuarve të Gazetës në pyetjen:

”A mendoni se me largimin e lojtarëve lipjanas, KF Ulpiana po fundoset?”.

Për 24 orë sa zgjati anketa, 72 përqind të tyre u deklaruan se e shohin fajtore kryesinë, për katandisjen e Ulpianës në pozitat e poshtme të tabelës në Ligën e Parë. Ndërsa, 28 përqind, mendonin ndryshe.

Prandaj,përgjigja më e mirë për të gjithë atë numër të vogël, që e kritikuan shkrimin e Gazetës, ku kryesia shihet si fajtore për dështimet në KF Ulpiana, e të cilët në komentet e tyre, përdorën gjuhën më të ultë të mundshme, kemi një përgjigje të vetme.

Pasi Marie Curie, fiton çmimin “Nobel”, Albert Anshtein i shkruan një letër: ”Injoroje turmën që vetëm kritikon”. Por kjo nuk vlenë, për të gjithë ata, që në komentet e tyre, ndaj cilido qoftë, përdorin fjalor rrugacësh. Të gjitha ata do të privohen, nga e drejta për të pasur qasje në gazetë. Kjo edhe me çmimin, sikur gazeta të mbetet edhe vetëm me një lexues. Gazetës, më se paku i duhen komentet e kësaj kategorie, me kulturë të ultë njerëzore. Aq më parë që Gazeta ka hiç më pak se 60 mijë lexues ditor, të saj të rregulltë.

KF Ulpiana në 16 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Parë, mban pozitën e 12-të me 18 pikë, vetëm dy pikë larg pozitës që e shpie në Ligën e Dytë./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)