Sërish pësojnë qytetarët në Lipjan, shtrenjtohen biletat e autobusëve

Sërish pësojnë qytetarët në Lipjan, shtrenjtohen biletat e autobusëve

Aksident trafiku, në hyrje të Lipjanit

Rritet dukshëm çmimi i biletave të disa kompanive të autobusëve në komunën e Lipjanit.

Kompanitë arsyetohen se rritja e çmimit të biletave ka ardhur si pasojë shtrenjtimit të derivateve të naftës dhe defekteve që pësojnë autobusët gjatë qarkullimit. Por ata që më shumë e ndjejnë këtë ndryshim, janë qytetarët që çdo ditë shfrytëzojnë këtë mjet transporti. Madje disa nga ta thonë se me rritjen e çmimit të biletave, më llogari kanë që të udhëtojnë me makinë se sa me autobus, transmeton Ulpianapress.

Është rritur çmimi për në Prishtinë, ka qenë 0.50 centë ndërsa tani është 0.70 centë. Kjo nuk është në rregull por mesa duket edhe këta kanë harxhime. Për pensionistët është shtrenjtë a për të tjerët ndoshta edhe nuk është. Nëse udhëtoni deri në Pishtinë për çdo ditë, duhet të paguash nga 1.40 centë në dy drejtimet nëse vjen në punë çdo ditë, e kjo bënë 33.60 euro në muajt. Nëse merr pagë prej 200 eurosh mendoj se është tmerrësisht keq. – u shprehën qytetarët për Ulpianapress.

Biles ka nga ata që edhe ankohen për kushtet të cilat kanë nga mbrenda autobusët, e sipas tyre kur cmimi shtrejtohet, atëherë, edhte kompanitë duhet që t’a arsyetojnë këtë cmim me një komoditet më të mirë brenda autobusëve, përderisa, jo vetem që kushtet janë në gjendje të tmerrshme, per edhe udhëtarët mërdhijnë nga të ftohtit që mbretëron në autobusë.Me cka e ilustrojnë edhe me foto dërguar në adresë të gazetës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)