Aq e thellë është fitorja e Imri Ahmetit në këto zgjedhje, sa që në vendlindjen e kandidatit të PDK-së për kryetar të Lipjanit, Hyzer Rizani, ai ka fituar bindshëm.
Sipas rezultateve të cilat i ka siguruar Ulpianapress nga Krojmiri, aty Ahmeti ka mbi 30 vota më shumë se Rizani.
Kryetari Ahmeti ka 346 vota teksa Hyzer Rizani 314.Ndërkaq Rrustemi ka 75 vota.
Më poshtë keni votat nga Krojmiri.
Kalsa 1:
LDK – 221
PDK – 157
VV – 47
AAk – 1
Klasa 2:
PDK – 157
LDK – 146
VV – 28
AAK – 1
Imri Ahmeti gjithashtu ka mposhtur Adnan Rrustemin e VV’së në fshatin e tij Rufc.
Nga numërimi i votave në qendrën e votimit në Rufc të Lipjanit që ka siguruar Ulpianapress, kryetari Ahmeti ka fituar 819 vota kurse Rrustemi ka fituar 411 vota./Ulpianapress/
COMMENTS