38 lëndë të EULEX-it ende të hapura

38 lëndë të EULEX-it ende të hapura

BE zgjat sanksionet kundër Iranit

Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX) ka përfunduar mandatin në maj të këtij viti.

EULEX shërbeu në drejtësinë e vendit për 10 vite, ku me 15 qershor filloi me një mandat të ri, jo ekzekutiv.

Lëndët e pa përfunduara nga gjyqtarët e këtij misioni iu transferuan institucioneve kosovare.

Në një prononcim për Indeksonline zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Aishe Qorraj ka treguar se nga lëndët e EULEX-it janë ende 38 lëndë në punë.

“Janë gjithsej gjashtëdhjetë (60) lëndë që janë transferuar nga EULEX- i, ndërsa tredhjet e tetë (38) lënde kanë mbetur në punë”, ka theksuar ajo. Ndërsa, ka theksuar se gjyqtarët kanë zgjidhur 22 lënde të cilat janë transferuar nga EULEX-i.

“Gjyqtarët tanë kanë zgjidhur gjithsej njëzet e dy (22) lëndë të cilat janë transferuar nga EULEX-i. Këto lëndë kryesisht kanë të bëjnë me : Veprat penale kundër jetës dhe trupit, Veprat penale te narkotikëve, Krim i organizuar, Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, Trafikim me njerëz, Kontrabandë me emigrant etj”, ka thënë ajo në një përgjigje.

Kujtojmë që misioni i EULEX-it pavarësisht zgjidhjes së disa rasteve, është përballur edhe me akuza për korrupsion nga vetë zyrtarët e misionit.

Madje Bashkimi Evropian pati formuar një komision të posaçëm për të hetuar këto pretendime. Misioni i EULEX-it gjykimin e fundit në Kosovë e ka patur me 12 qershor.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)