Pozita e presidentit është bërë mollë sherri mes Vetëvendosjes dhe LDK, duke pamundësuar marrëveshjen për bashkëqeverisjem, ani pse ka disa ditë që KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Insistimi i LDK-së që në marrëveshje të përfshihet edhe pozita e presidentit, anipse mandati i presidentit aktual përfundon në vitin 2020, po pamundëson një marrëveshje që po e presin të gjithë qytetarët e Kosovës që kan votuar për ndryshim.
Ky insistim i kryetarit të LDK-së si duket nuk ka përkrahjen e tërësishme të strukturave të LDK-së të cilat janë të interesuara për arritjen e marrëveshjes për qeverisje.
Gazeta online veriu.info mëson nga burimet e saj se 5 degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë përgatitur një kërkesë përmes së cilës i drejtohen Vjosa Osmanit, duke i kërkuar asaj që të dalë publikisht pro koalicionit me Vetëendosjen dhe të nënshkruajë marrëveshje për bashkëqeverisjes me Albin Kurtin javën e ardhshme.
Burimi i veriu.info nga LDK ka sqaruar se këto degë e kanë kërkuar një gjë të tillë nga Vjosa Osmani në rast se Isa Mustafa nuk arrin marrëveshje me Vetëvendosjes deri të dielën e kësaj jave.
Po ashtu bëhet e ditur se këto degë po kërkojnë edhe përkrahje nga degët e tjera të LDK-së si mundësi e bashkimit për të shtyrë përpara marrëveshjen për qeverijse.
Kujtojmë që takimi i fundit mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti, dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, është mbajtur këtë të hënë duke përfunduar pa marrëveshje.
Nga ajo që kanë deklaruar zyrtarët e të dyja partive mospajtimi qendron tek pozita e presidentit të cilën LDK po e kërkon me ngulm./veriu.info/
COMMENTS