6 muaj nga vdekja e Adelajdës, miku i saj e kujton me fjalë prekëse

6 muaj nga vdekja e Adelajdës, miku i saj e kujton me fjalë prekëse

Alban Skënderaj i dedikon fjalë dashurie Miriamit

Janë bërë gjashtë muaj nga vdekja e Adelajda Xhamanit.
Data e 29 tetorit 2017 kishte tronditur opinionin, ngase u dha lajmi që Adela Xhamani ndërroi jetë në moshë të re, shkruan lajmi.net.

Përveç se njihej si një nga ish-banoret e reality-shout “Big Brother Albania”, Adela ka qenë për shumë vite pjesë e televizionit.

Sot, kur janë bërë gjashtë muaj nga ndarja e saj, miku i saj, Eraldo Rexho e kujton atë përmes një mesazhi prekës.

“6 muaj pa ty, engjëlli im!
Kam menduar gjithnjë se jam i mirë me fjalët, por fjalët nuk e thonë dot sa shumë mungon e sa shumë dhemb ikja jote, çdo ditë.
Do të të dua gjithmonë Adela ime. Jam i bekuar që të njoha e të pata afër për shumë vite. Në çdo jetë do të zgjidhja një shoqe për motër si ty! #EngjëlliIm#AdelaIme #ÇdoDitëMeMua 💔”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)