6 shkolla në Komunën e Lipjanit përfituan donacion nga shoqata shqiptare në Zvicër

6 shkolla në Komunën e Lipjanit përfituan donacion nga shoqata shqiptare në Zvicër

“Lipjani buzëqesh”, së shpejti nis vaksinimi AntiCOVID

Në shkollën fillore të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan, gjatë ditës së sotme në prani të nënkryetarit të komunës Diamant Bytyqi, drejtorit të DKA-së Rasim Hasani dhe drejtorëve të shkollave është pranuar një donacion pajisje kompjuterike në vlerë 30 mijë euro nga Lidhja e Arsimit të Prindërve Shqiptarë “Naim Frasheri” në Zvicër, nga kryetari i kësaj shoqate Liburn Mehmetaj.

Nënkryetari Diamant Bytyqi ka falenderuar kryetarin LAPSH Liburn Mehmetaj për donacionin dhe kontributin e dhënë në arsimin shqip në diasporë por edhe në lidhjen e mergatës me vendin tonë, si dhe
në shenjë falenderimi për kontributin dhuroi logon e komunës së Lipjanit kësaj shoqate.

Me këto pajisje që përfshijnë desktop, monitor dhe pajisje tjera përcjellëse u kompletua secila msojtore në këto 6 shkolla në mënyrë që të ngritët cilësia dhe mësimi të bëhet më atraktiv.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)