67-vjeçari në Gllogoc godet bashkëshorten me çekan në fytyrë

67-vjeçari në Gllogoc godet bashkëshorten me çekan në fytyrë

Talebanët shënjestruan gjeneralin e NATO-s. Vriten 3, plagosen të paktën 12

7-vjeçari nga Gllogoci, gjatë ditës së djeshme ka goditur bashkëshorten e tij me çekan në fytyrë. Ajo pas lëndimit të marrë u dërgua në QKUK për tretman mjekësor, por Express merr vesh se tani viktima ka ardhur të qëndrojë në Prishtinë tek familja e vajzës së saj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Express se i dyshuari është arrestuar, por pa treguar emrin ose inicialet e të dyshuarit dhe detaje të tjera.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Express.

Express kupton se i dyshuari ka inicialet M. K. dhe është i moshës 67-vjeçare. Gjithashtu, nga burimet bëhet e ditur se viktima është goditur me çekan në fytyrë dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. E njëjta, tani është në gjendje të mirë shëndetësore, por tani gjendet të familja e vajzës së saj në Prishtinë.

I dyshuari, Express merr vesh se pas sulmit që e bëri ndaj bashkëshortes, u dërgua për tretman mjekësor, e më pas edhe në psikiatri për trajtim. I njëjti, tani është ndaluar për 48 orë në polici, me urdhër të prokurorit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)