“7 Vëllezërit” Center, zgjidhja ideale për festat e fundvitit

“7 Vëllezërit” Center, zgjidhja ideale për festat e fundvitit

ATK ka një lajm shumë të rëndësishëm për mbledhësit e kuponëve fiskal

Me të shkelur në hyrje të Qendrës Tregtare “7 Vëllezërit” Center në Lipjan ka filluar të ndjehet atmosfera festive të cilën e kemi përcjellur me zbritje të mëdha sezonale, pikërisht për ardhjen e këtyre festave dhe mundësisë së bërjes dhurata për të afërmit tuaj.

Festat e fundvitit ngrohin zemrat tona e duket ndër periudhat e pakta kur kupton se bota moderne nuk e ka vrarë ende shpirtin tradicional, të ngrohtësisë familjare, dashurisë që mund të gjendet te gjërat e thjeshta.

Dhuratat që ne ndajmë për Vitin e Ri ose për Krishtlindje mundohemi t’i gjejmë të veçanta dhe të mira për personin që do ja dhurojmë.

Me shumë pak para ju mund të bëni dhuratë të veçantë dhe interesante, dhe këtë mundësi u’a ofron “7Vëllezërit”.

Për të gjithë kureshtarët që dëshirojnë të dinë më shumë për tendencat e fundit të sezonit të ftohtë i cili ka shkelur duke sjellë një ambient festiv dhe me zbritje marramendëse, mund të vizitojnë qendrën tonë dhe të njoftohen nga afër me zgjidhjet të cilat ofrojm për të gjithë qytetarët.

Zbritjet që janë tani dhe ato të cilat do të fillojnë, do të përcillen gjatë gjithë muajit dhjetor, mirëpo për çdo gjë ju ftojmë të na përcillni çdo ditë në rrjetet tona sociale si në Instagram dhe Facebook, ku ju sjellim infot, zbritjet dhe ofertat më të reja.

Nga gjërat ushqimore e deri tek tekstili me trendet më të njohura botërore, pastaj edhe gjërat e nevojshme për shtëpinë tuaj apo edhe mundësinë e bërjes së dhuratave, të gjitha i gjeni në një vend, aty ku frymojmë ndryshe, në 7 Vëllezërit” Center, vendin e familjes tuaj!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)