“7 Vëllezërit” në Lipjan, mbanë çmimet e njejta të artikujve ushqimorë

“7 Vëllezërit” në Lipjan, mbanë çmimet e njejta të artikujve ushqimorë

Protesta, forma e vetme në Kosovë për të shprehur pakënaqësi (Video)

Perderisa ne gjithe Kosovën ka raportime per ngritje enorme të cmimit për artikujt nëpër supermarkete, në Lipjan ndodhë e kundërta.

Çmimet janë të njejta, madje në disa sektore ka edhe zbrije të çmimeve.. Kjo po ndodhë vetëm në Qendrën Tregtare “”7 Vëllezërit!. Për dallim prej tjerëve, “7 Vëllezërit”, të njohur për traditën e tyre bëmirëse, nuk e kanë shfrytëzuar këtë situatë kaosi , për të përfituar nga paniku që ka përfshirë pjesën më të madhe të popullatës kosovare, nga koronavirusi, të cilët po furnizohen me shumicë nëpër supermarkte në pjesët tjera të Kosovës, për të cilat po raportohet se kanë ngritur çmimet e artikujve të ndryshëm.

Se çmimi i artikujve të ndryshëm është i njejtë në QT “7 Vëllezërit”, dëshmitarë janë edhe ekipi i gazetës Ulpianapress, i cili ishte në këtë market për të verifikuar saktësinë e kësaj informate.

Gazeta ka arritur me kontaktu edhe pronarin e kësaj qendre, Fadil Sopa i cili apeloi tek bizneset që mos ti ngrisin cmimet.

“Unë si pronar, deklaroj dhe ju informoj se në marketin tonë deri sot nuk ka levizur asnjë cmim. Të gjitha stoqet cka i kemi, do ti shesim me të njëjtin cmim siq kanë qenë deri sot. Dhe, i bëj thirrje të gjitha bizneseve, që të mos i ngrisin cmimet të cilat i kanë. Stoqet momentale, mos te mundohemi të perfitojmë nga fatkeqësitë. Duhet të kemi pak etikë të biznesit. Cmimet mund të ndryshojnë vetëm kur të hargjohen stoqet dhe blejmë artikuj me cmime më të larta për furnzim. E atëherë jemi te detyruar edhe ne ti ngrismi, por jo t’a shfrytzojmë rastin ti ngrisim cmimet aty për aty, të cilat i kemi pas në stoqe”, ka thënë Sopa./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)