75 raste të raportuara me fruth në rrethinën e Janjevës!

75 raste të raportuara me fruth në rrethinën e Janjevës!

Djali i Nexhat Dacit pjesë e Qeverisë Haradinaj, emërohet Zëvendësministër

Këtyre ditëve është përhapur epidemia e fruthit tek komunitetet pakicë në fshatin Janjevë dhe në fshatrat për rreth të komunës së Lipjanit dhe të Graçanicës.

Deri me tani nga këto fshatra janë raportuar 75 raste në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, por ekziston mundësia që të ketë raste edhe më shumë, pasi që këto komunitete pakicë nuk kanë dëshiruar që të ju ofrohet ndihmë nga institucionet të Republikës së Kosovës. transmeton Lipjani.info.

Në muajin Tetor të këtij viti një person i moshës 37 vjeçare nga komuna e Lipjanit, kishte pas ndërruar jetë si pasojë e epidemisë së fruthit. Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka konfirmuar rastin, teksa ka thënë se viktima ishte diagnostifikuar me fruth para dy javësh. “Qe 2 javë i diagnostifikuar edhe me fruth, ndodhej në Klinikën Infketive. Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm dhe reanimimit nga stafi Klinikës Infektive, ai nuk mundi të mbijetoi, meqe gjendja ishte shumë e rëndë”, ka thënë Fazliu.

“Fruthi është një sëmundje shumë e rrezikshme dhe ti nuk e ndalon dot po gjeti kontigjent të pa vaksinuar. Fruthi shkakton shumë komplikacione deri edhe vdekje”. Vaksina e fruthit aplikohet në dy doza, një në vitin e parë të jetës dhe tjetra në moshën 5 vjeçare. Sipas specialistëve një i prekur nga fruthi mund të infektoje 12 persona të tjerë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)