Ahmeti i LDK-së: Jemi shpallur komuna e progresit, do të vazhdojmë zhvillimin e Lipjanit

Ahmeti i LDK-së: Jemi shpallur komuna e progresit, do të vazhdojmë zhvillimin e Lipjanit

Kryetari Ahmeti viziton zonat e vërshimeve (Foto)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit dhe kryetari aktual, Imri Ahmeti ka thënë se në këtë komunë ka konkurrencë për zgjedhjet e 22 tetorit dhe sipas tij kjo është një vlerë.

“Atmosfera politike është e mirë. Tashmë ka një invazion që është përcaktuar për konceptin e punës për të vazhduar fuqishëm zhvillimin e Lipjanit”, ka thënë Ahmeti, njofton Klan Kosova.

“Lipjani ka dëshmuar një progres në të gjitha vitet. Në vitet 2014, 2015, 2016 jemi shpallur komuna e progresit. Konsideroj se mund ta zhvillojmë edhe më tej Lipjanin”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë në Info Lokale se në shumicën e lokaliteteve e kanë kryer asfaltimin e rrugëve.

“Jam i bindur se brenda dy viteve do të mbyllet cikli i asfaltimit të rrugëve lokale në gjithë komunën”.

“Duhet ta kemi vëmendjen që në dy vitet e parapara kemi paguar borxhe të trashëguara që kanë ndikuar në zvogëlimin e dinamikës së zhvillimit të projekteve”.

“Në Lipjan është përmbyllur cikli i zhvillimit të kanalizimit, gati është edhe ujësjellësi. Dhe brenda mandatit të ardhshëm do të përmbyllet cikli i infrastrukturës”, ka deklaruar ai.

“Në Lipjan kemi hequr çdo lloj takse për investitorët. E dyta kemi zhvilluar zonat ekonomike. Kemi 882 biznese të reja të regjistruara në periudhën që ne kemi qeverisë, kurse shuarja e bizneseve është e vogël”, ka pohuar ai.

“Çështja e punësimit është një ndër sfidat më të mëdha. Ne kemi paraparë që për çdo dy muaj të marrim punëtorë praktikantë, 30 punëtorë/studentë për çdo vit. Bujqësinë e kemi gjetur shumë keq. Tani kemi futur në agjendën tonë ndarjen e subvencioneve. Ndihma tjetër do të jetë në kuadër të trajnimeve”.

Ahmeti ka thënë ka punuar për hapjen e mundësisë të zhvillimit të biznesit në Lipjan.

“Ne do të promovojmë edhe më shumë zonat ekonomike për ata të cilët duan të investojnë nga jashtë. Ne përmes asamblesë do të promovojmë tokat tona komunale”.

“Ka nevojë shumë të investohet, e kemi gjetur jo mirë arsimin në Lipjan. Ka pas shkolla që gjatë reshjeve është dashur të mbyllen për shkak se është pamundësuar mësimnxënja. Shtatë shkolla tash i kemi me ngrohje qendrore. I kemi rinovuar disa prej tyre. Por Lipjani duhet t’i ketë edhe katër shkolla të reja”.

“Duhet të investojmë edhe në kabinete, pajisje, kamera dhe inventar që të krijojmë mundësi më të mira për personelin arsimor që të ngritet cilësia në arsim”.

“Ne kemi plan konkret dhe kemi dëshmuar se mund të menaxhojmë më mirë, ne mund ta fuqizojmë dhe zhvillojmë çdo lokalitet në qytetin tonë. Do të fasadojmë objektin, ndërtojmë një çerdhe do të rrisim gjelbërimin por edhe të tjera”, ka thënë Ahmeti ndër të tjera.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)