Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka treguar për numrin dhe specifikat e punëkërkuesve në Kosovë, ka thënë në “Puls” të KTV-së.
Ai ka thënë se numri i punëkërkuesve të regjistruar në zyrat e punësimit është 94 mijë vetë.
“Prej tyre, të pashkolluar janë 26% ose 25.141 persona, me shkollë fillore janë 24.5% ose 23,865 persona, me arsim të mesëm profesional 33% ose 31.000 persona, me gjimnaz 4.3% ose 4 mijë persona, me studime Bachelor 10% ose 9.460 persona dhe me Master, i kemi 500 qytetarë që kërkojnë punë”, ka treguar ai.
COMMENTS