Që nga viti 1999 në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit vetëm 10 për qind e qytetarëve kanë paguar rrymën, përderisa 60.6 për qind, nuk e paguajnë atë fare.
Këto të dhëna u bënë të ditura me rastin e publikimit të analizës së Marrëveshjes për Energji dhe Telekomunikime “Terr dhe heshtje pas marrëveshjes së Brukselit.
Ndërsa autorja tjetër Sanja Sovrliq, bëri të ditur se në kuadër të këtij hulumtimi nuk kanë arritur të gjejnë se kush i mbulon shpenzimet e rrymës për qytetarët në veri të Kosovës, teksa arsyetoi borxhet e tyre duke thënë se marrin fatura paushalle.
Sipas saj, në mes dy palëve në Bruksel, diskutohet për territore derisa palët negociuese i harrojnë njerëzit, e për këtë sugjeroi që qytetarët të informohen drejt me vendimet që merren atje.
Në fund, ajo tha se një çështje tjetër në të cilën duhet punuar është çështja e pronës, e cila po shkakton problem në zbatimin e marrëveshjeve.
COMMENTS