Lëndimi ka shtyrë në luftë PSG-në kundër Neymar

Lëndimi ka shtyrë në luftë PSG-në kundër Neymar

Barcelona – Leganes, formacionet zyrtare

Lëndimi në ndeshjen ndaj Marseille ka shkaktuar shumë probleme për Neymar dhe skuadrën e tij, PSG

Ka filluar një luftë e fshehtë në mes të Neymar dhe skuadrës së tij PSG, e cila nuk është e kënaqur që lojtari ka vendosur të operohet pa u konsultuar me ta.

Vendimi për t’u operuar shihet si një presion drejt drejtuesve të PSG-së, të cilët ende nuk kishin marrë një vendim përfundimtar.

Le Parisien dhe L’Equipe, shkruajnë se nëse operohet Neymar, atëherë ai do të përshëndetej për këtë sezon me PSG, por do të ishte 100 për qind gati për Kupën e Botës.

Në anën tjetër, PSG kishte preferuar që lojtari të shërohej pa operacion dhe të ishte i gatshëm për çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nëse veç arrijnë të eliminojnë Real Madridin.

Mjeku i Kombëtares së Brazilit ka arritur në Paris, ku do të përkujdeset për operimin dhe fazën shëruese, në mënyrë që gjithçka të shkojë siç duhet dhe ai të jetë gati për Kupën e Botës.

Këtë ftohje në mes të skuadrës dhe lojtarit mund ta shfrytëzojë Real Madrid, që po përgatit një ofertë për transferimin e tij gjatë verës. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)