Borë dhe temperatura të ftohta, moti për 4 ditët e para të marsit

Borë dhe temperatura të ftohta, moti për 4 ditët e para të marsit

Viber vjen me një lajm të gëzueshëm për Kosovën

Acar dhe borë kohë pas kohe deri të enjten, në fundjavë më butë dhe shi.

1.03 – Mot shumë i ftohtë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje kohë pas kohe reshje të dobëta bore.

2.03 – Një front i ngrohtë nga Mesdheu, në mëngjes do të sjellë reshje bore, të cilat gradualisht do të shndërrohen në reshje shiu, e vende-vende pritet të bie edhe shi i akullt.

3.03-4.03 – Në fundjavë mot më i butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, kohë pas kohe priten reshje lokale shiu.

Vlerat e AQI do të sillen kryesisht ndërmjet vlerave mesatare, por ditën e enjte nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, si dhe mundësia për mjegull, mund të rrisë vlerat deri në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, në dy ditët e ardhshme vazhdojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që parashihet të zbresin në -15C deri -10C, e ato maksimale nga -4C deri -1C. Në fundjavë, temperaturat do të shënojnë rritje, minimalet nga -3C deri në +2C, e maksimalet deri në 9C.
Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-7m/s, e nga dita e premte nga krahu jugor 4-11m/s.
Shtypja atmosferike nuk do të jetë shumë stabile, në fillim do të shënojë rritje, e më pas sërish do të zbres dukshëm nën vlera normale

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)