Nëprmjet shefit të shtabit të saj zgjedhor Lulzim Rrustemit, PDK ka akuzuar LDK-në, me pretendimin se njerëzit e saj nëpër disa qendra të votimit, po grumbullohen duke u bërë presion qytetarëve.
Sipas Rrustemit, kjo është një pengesë për proesin zgjedhor dhe qytetarët të cilët duan të votojnë lirshëm, prandaj ka kërkuar reagimin e nevojshëm në suaza logjore të kompetentëve që janë në qendrat votuese.
“Përëpos grumbullimeve të jashtëligjshme që po ndodhin në qendrat e votimit në Akllap, Babush dhe Dobrajë të Madhe, kemi informacione se pranë këtyre qendrave, po duken edhe kandidatë për Kuvendin Komunal nga LDK, të cilët nën grumbullin e qytetarëve shantazhojnë, kërcënojnë dhë kërkojnë votën për vete”, ka thënë Rrustemi, duke kërkuar që të mirren masa që njerëzit të mos grumbullohen nëpër qendra të votimit./Ulpianapress/
COMMENTS