Jep dorëheqje trajneri i sukseseve Enver Duriqi

Jep dorëheqje trajneri i sukseseve Enver Duriqi

AKADEMIKU QË REFUZOI DEKORATËN E PRESIDENTIT THAÇI

Trajneri i mirënjohur dhe më i merituari për të gjitha sukseset e KF Ulpianës në katër dekadat e fundit të ekzistimit të klubit lipjanas, Enver Duriqi, ka dhënë dorëheqje nga posti kryetrajnerit të këtij klubi, njofton Ulpianapress.

Tekniku Duriqi e kishte marrë drejtimin e skuadrës në tetorin e vitit të kaluar, kur klubi renditej në vendin e 7-të dhe praktikisht pa asnjë shpresë si skuadër konkurruese për inkuadrim në një rang më të lartë garash, për ta kthyer ate në një pozicion tabelar me gjasa reale për të qenë ndër dy klubet pretendente për Ligën e Parë . Kurse, zyrtarë të Ulpianës për shkak të problemeve financiare nuk kishin afruar futbollistë në afatin kalimtar të janarit dhe kjo besohet të jetë ndër arsyet e dorëheqjes.

E sjellim të plotë letrën e dorëheqjes nga trajneri Duriqi.

”Letër drejtuar kryesisë së KF Ulpianës:

Të nderuar futbolldashës dhe sportistë në përgjithësi. Ndarja është gjithmonë e vështirë, por shpesh ajo troket bindshëm dhe argumentueshëm dhe nuk të lëshon.
Njoftoj opinionin se pas disa analizave intensive që kam bërë kam marrë vendim të ofrojë dorëheqjen nga posti i kryetrajnerit në KF Ulpiana. Janë disa arsye të forta për këtë vendim, por para se të hyjë në dhënien e arsyeve kryesore që çuan drejt dorëheqjes dua të falënderoj sinqerisht tifo grupin’’Tigrat’’ dhe drejtuesit e klubit me të cilët pata një bashkëpunim tejet korrekt dhe pa hile gjatë kohës sa ishim bashkë.
E arsyet e dorëheqjes janë:

1. E kisha marrë drejtimin e skuadrës shumë i motivuar dhe me bindjen se paralelisht me krijimin e kushteve për punë do ta kthenim klubin aty ku meriton të jetë. Por, klubi qysh kur e mora drejtimin dhe aktualisht gjendet në situatë të vështirë financiare dhe nuk mund të synojë kthimin askund aktualisht.
2. Problemet financiare pamundësuan po ashtu edhe përforcimet e nevojshme gjatë afatit kalimtar. Me kapacitetet aktuale gjasat për t’u ngjitur një rang më lartë janë minimale.
3. Si rrjedhojë e problemeve evidente financiare edhe bojkoti i futbollistëve ishte i pranishëm, gjë që po shtonte në masë telashet rreth dhe brenda klubit.
4. Gjatë karrierës time si trajner nuk kam pranuar të drejtojë asnjë skuadër pa ambicie dhe janë po ambiciet që nisin të tretën në momentin kur kemi të bëjmë me telashe të thella financiare dhe me bojkot futbollistësh.
5. Dikur ishte krenari me qenë brenda klubit, e dikur ishte krenari me qenë edhe tifoz i Ulpianës. Sot, nuk ka diçka të tillë, sepse krenaria humbet për të dy shtresat kur je në situatë të tillë.
6. Thënë troc, asnjëherë në asnjë periudhë, klubi nuk ka përjetu gjendje më të rëndë (gjendje alarmante).Andaj dorëheqja ime është e imponuar pa alternativë.
Fajtor janë bashkë të gjithë mbrenda dhe jashtë klubit.
Me disa shokë e themeluam dhe e pagëzuam me emrin’’Ulpiana’’ duke i menduar rritë dhe zhvillim të hovshëm.
Jo larg e prekëm edhe Superligën-ishim krenar që të gjithë.
Por, ja që tani po përjetojme zhgenjimin më të madh.E në fund, i dëshpëruar skajshmërisht, bëjë apel publik.
A ka shpirtbardhë që i del zot ketij klubi?.

Enver Duriqi – shef shtabi i deritanishëm i KF Ulpianës”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)