Sallonet e masazhit shërbenin për prostitucion dhe trafikim, policia arreston pesë persona

Sallonet e masazhit shërbenin për prostitucion dhe trafikim, policia arreston pesë persona

Florin Krasniqi i bashkohet kësaj partie në Kosovë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka mbyllur dy sallone për masazhë, pasi të njëjtat janë marrë me veprimtari të kundërligjshme, si prostitucion dhe trafikim me qenie njerëzore. Njëri rast ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës ndërsa tjetri në Hajvali të Prishtinës.

Nga hetimi në lokalin në Vitomiricë janë arrestuar dy meshkuj dhe dy femra, shkruan Gazeta Express

“Nga aty janë arrestuar katër të dyshuar:

· A.G. viti i lindjes 1991 mashkull, kosovar, shqiptar,

· A.G. viti i lindjes 1984 mashkull, kosovar, shqiptar,

· V.T. viti i lindjes 1992 femër, kosovare, shqiptare dhe

· F.D. viti i lindjes 2001 femër, kosovare, shqiptare”, njofton policia.

Dy të dyshuarit e parë (dy meshkujt), me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, në operacionin tjetër të zhvilluar në fshatin Hajvali të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me inspektor të ATK-së dhe zyrtarë kompetent komunal, në një lokal që shfrytëzohej për masazh është arrestuar i dyshuari: F.Rr. viti i lindjes 1990 mashkull, kosovar, shqiptar.

“Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka trafikuar dy viktimat femra kosovare, shqiptare, me qellim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe shërbime seksuale”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Express.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 ore .

Dy viktimave u është ofruar strehim dhe trajtim sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit. Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)