Shpërthen akademiku shqiptar: A ka mundësi o shtet, të ndërtoni një kullë me…

Shpërthen akademiku shqiptar: A ka mundësi o shtet, të ndërtoni një kullë me…

Matoshi përuron projektin 400 mijë euro në Janjevë të Lipjanit

Përmes një postimi të gjatë në rrjetin social, akademiku Artan Fuga i ka bërë një kërkesë shtetit shqiptar dhe qeverisë së të majtëve që në vend që të merren me vettingun apo pronësinë e kontenierëve të drogës, ta çojnë vëmendjen tek një aspket më të rëndësishëm për shqiptarët… dijen!

Fuga shkruan në rrjetin social se në vend të kullave gjigande që qeveria e bashkia në Tiranë planifikojnë fshehurazi të ndërtojnë, mirë do të ishte që të ndërtohej një kullë, ndryshe nga të gjitha të tjerat.

Për më tepër, lexoni statusin e Fugës:

Një bibliotekë gjigande ndëruniversitare në Tiranë!

O shtet,

të përulem si robërit padishahut të madh dhe rrezendriçues, a ka mundësi të ndërtoni një bibliotekë të madhe ndëruniversitare, si një kullë, më e madhja në Tiranë, ku dhjetë kate poshtë toke dhe dhjetë kafe sipër toke, të kishte libra pa fund, dokumenta dixhitale pa fund, librat më të mirë të botës, salla pa fund për studentët ku ata të kishin oazin e dijes?

Bëni ate kullë dhe do të shihni se nuk do të ketë:

as veting,

as ping-pong,

as gjoja akademi,

as gjoja reformim,

as lesheli,

as kazan,

as tepsi,

as majmunëri.

as borde,

as bordello.

A ka mundësi?

Kulla e vetme që do të ishte legjitime në Tiranë.

Aman sa një kamion a konteneir me drogë kushton.

Eshtë pika kyçe që ndan Shqipërinë në hezitimet e saj mes Mesjetës dhe Evropës!

A ka mundësi?

Se na mbyti pa dija, injoranca, skamja!

Jemi bërë pocaqi në mendje.

Duket se jetojmë në një çmendinë të madhe!

Mure, beton, hekur, llaç, drogë jemi bërë.

Vlen sa

dymijë ministra kulture,

sa tremijë ministra arsimi,

sa dhjetëmijë profesorë, dekanë, rektorë, bordista,

sa dyqindmijë akademikë,

sa një milion deputetë,

sa një vapor plot me zëvendësministra.

A ka mundësi?/Gazeta Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)