AHMETI PREMTON NDËRTIMIN E SHKOLLAVE TË REJA

AHMETI PREMTON NDËRTIMIN E SHKOLLAVE TË REJA

LDK kërkon zgjedhje para fillimit të bisedimeve

Shpend Ahmeti ka njoftuar se Komuna e Prishtinës është duke planifikuar ndërtimin e disa shkollave të reja në kryeqytet.

Në një intervistë me emisionin “038” në Kohavision, kryetari i Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur edhe lagjet në të cilat pritet të ndërtohen këto shkolla – ashtu siç kishte premtuar edhe gjatë fushatës zgjedhore të Zgjedhjeve Lokale.

“Ashtu siç kam thënë edhe në fushatë, do të ndërtohen disa shkolla. Janë një shkollë në lagjen Veternik, një në lagjen Kalabria, një në lagjen Mati dhe një tjetër në Sofali”, ka thënë i pari i kryeqytetit, shkruan Insajderi.

Ahmeti ka thënë se komuna ka në plan të ndërtojë edhe disa çerdhe gjatë këtij mandati.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)