STUHIA GODET BRITANINË

STUHIA GODET BRITANINË

4 Vjet e Gjysmë Burg për 31 Kilogramë Marijuanë

Gjatë ditës së sotme kanë goditur stuhitë Britaninë. “Emma” dhe “Bisha nga Lindja” goditën Britaninë me një shpërthim të fundit të stuhive, akullit dhe përmbytjeve.

Mijëra shoferë dhe pasagjerët e trenave mbetën të bllokuar brenda natës, ndërsa moti ekstrem vijoi të bënte kërdi edhe gjatë ditës së sotme.

Fillimisht, rrugët u përmbytën nga ujërat dhe më pas u mbuluan nga akulli i zi.

Tetë automjete u rrëzuan në autostradën A38 në perëndim në Devon, ndërsa shoferët u përpoqën të luftonin me kushtet e pafavorshme të motit, sipas Highways England.

Sot, Hekurudha Jugore, e cila drejton shërbime drejt Sussex, u kërkoi udhëtarëve të përfundojnë udhëtimin e tyre para orës 15:00, ndërkohë që London Waterloo do të mbyllet në orën 8 të mbrëmjes, pasi shërbimet në hekurudhën jugperëndimore lajmëruan se do të mbyllin shërbimet në orën 18:00.

Spitalet kanë anuluar operacionet dhe mjekët po luftojnë për të vizituar pacientët në gjendje më të rënduar shëndetësore, ndërsa edhe vetë shërbimet e ambulancës po hasin në vështirësi.

Rreth 4,000 zona në Uells dhe në Anglinë e Jugut mbetën pa energji këtë mëngjes, së bashku me 5,000 në Derbyshire – ndërkohë që Policia në Kent mori 100 telefonata në vetëm 30 minuta të përplasjeve.

Shtatë paralajmërime nga përmbytjet janë lëshuar në të gjithë Jugperëndimin e vendit dhe në Verilindje duke u kërkuar njerëzve të marrin ‘veprime të menjëhershme’, si dhe 20 paralajmërime – duke përfshirë një për lumin Thames midis Putney dhe Teddington në Londër.

Dy forca policore deklaruan ‘incidente të mëdha’ ndërsa Ushtria veproi për të ndihmuar në shpëtimin e atyre që mbetën të bllokuar në makinat e tyre. Shërbimi Qendror i Ambulancës Jugore bëri thirrje për ndihmë nga pronarët e makinave 4×4 për të lëvizur stafin e saj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)