“Zbulimi i fundit” i Daçiqit: Shqiptarët e Kosovës nuk janë komb

“Zbulimi i fundit” i Daçiqit: Shqiptarët e Kosovës nuk janë komb

TENSIONE MES FAMILJARËVE TË TË VRARIT DHE TË AKUZUARIT PËR VRASJEN E VITIT 2009 NË LIPJAN

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq ka thënë në një intervistë për “Russia Today” se po jetojmë në një epokë të histerisë anti-ruse dhe përsëriti se Serbia nuk do t’i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë. Duke folur për dialogun me Prishtinën, Daçiq ka thënë se Beogradi dëshiron një dialog të suksesshëm dhe një zgjidhje që është në interes të të gjithëve.

Shefi i diplomacisë serbe, Daçiq, siç citon RTS, ka thënë se prej askujt nga pala ruse nuk kishte dëgjuar se kundërshton dëshirën e Serbisë për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Daçiq gjithashtu komentoi raportet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se “ajo që disa vende në muajt e fundit kanë tërhequr vendimin për njohjen e Kosovë tregon se procesi është ende gjallë, që nuk është fundi”, përcjell Telegrafi.

“Nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, është absolutisht e papranueshme. Shqiptarët e Kosovës nuk janë komb. Ata janë pakicë kombëtare shqiptare, pasi populli shqiptar e ka shtetin e tyre – kjo është Shqipëria. A ekziston një komb tjetër që ka dy shtete? Tani ata thonë se ju duhet një president … Ata flasin vetëm atë që e mendojnë, që është qëllimi i tyre – unifikimi i të gjithë shqiptarëve “, tha Daçiq.

Ai thotë se “ata [shqiptarët] mund ta krijojnë Shqipërinë nëse duan, por në territorin e një shteti tjetër, por sigurisht jo shtetin tonë”.

“Ne duam dialog, ne duam një dialog të suksesshëm, ne duam një zgjidhje që është në interes të të gjithëve. Ultimatumet nuk janë ato që ndikojnë te populli serb”, porositi Daçiq.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)