“E çova djalin në shkollë e ma sollën të therur”

“E çova djalin në shkollë e ma sollën të therur”

Rama në Shkup, pajtohet me Zaevin për mbledhje të përbashkët të dy qeverive

Familja Gjokazaj ​Ende nuk e besojnë që djali i madh i familjes humbi jetën teksa u sulmua me thikë nga fqinji i tij 17-vjeçar, banesa e të cilët ndodhet dy rrugica më tutje.ka hapur dyert e mortit pas vrasjes me thikë të 16-vjeçarit, Angjelo.

Xhaxhai i famijes Zef Gjokazaj ende i shokuar nga ngjarja thote se dhimbja në familje është e madhe.

Ai tregon se nipi sapo kishte dale nga shkolla dhe po kthehehej në shtëpi kur u sulmua.
Për ngjarjen ata kerkojne drejtësi.

“Çoj fëminë në shkollë e ma sjellin të therur” thotë për Ora xhaxhai i Anxhelos.

Xhaxhai i të ndjerit Angjelos Gjokazaj tregon se të afërm të autorit kanë kerkuar të ofrojnë ngushellimet e tyre, por keta nuk kanë pranuar, pasi dhimbja është ende e freskët dhe kërkojnë drejtësi.

Në shtëpinë e autorit Devi Lala, situata është krejt ndryshe.

Këtu nuk hyjnë e dalin njerëz. Një patrulle policie është vendosur ne hyrje te rrugices. Ata i druhen përshkallëzimit të ndonje konflikti mes dy fiseve.

Gjysherit të cilët ndodhen të vetëm në shtepi nuk pranojnë mediat por jashtë mikrofonit thonë se nipi i tyre duhet të dënohet për veprimin që bëri.

“Jemi shumë të indinjuar, dënojmë ashpër veprimin e nipit tonë. I kërkojmë falje familjes që humbi djalin e tyre, nuk kemi dijeni se përse janë zënë. Ndjejmë të njëjtën dhimbje se prindërit e viktimës. Kërkojmë falje publike për veprimin e nipit tonë. Të marrë dënimin e merituar nga drejtësia për veprimin që bëri”, shprehet gjyshi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)