Një këmbë dhe një krahë njeriu janë gjetur brenda barkut të një krokodili të madh, i cili dyshohet se copëtoi për vdekje një burrë në Borneo, Indonezi.
Autoritetet qëlluan dhe vranë krokodilin gjigant afër një lumi, aty ku një punonjës i një plantacioni u zhduk dy ditë më parë, me vetëm motoçikletën dhe sandalet e tij të gjetura në vend, tha policia indoneziane.
Kërkimi për të mori fund të enjten, kur pjesë të trupit të 36-vjeçarit u gjetën në pjesë të ndryshme të lumit në Kalimanta, transmeton Gazeta Express.
Policia tha se vërejtën një krokodil gjigant dhe e vranë atë. “Brenda barkut të krokodilit, ne gjetëm krahun dhe këmbën që besojmë se i përkasin viktimës”, tha policia lokale.
Gruaja e viktimës tha se ai ishte larguar nga shtëpia për të marrë diçka për të ngrënë.
COMMENTS