S’kanë të ndalur dorëheqjet te Ulpiana, ikën edhe sekretari (DOKUMENT)

S’kanë të ndalur dorëheqjet te Ulpiana, ikën edhe sekretari (DOKUMENT)

Policia e Lipjanit parkon veturën në vend të palejuar (Foto)

Vargut të dorëheqjeve në KF Ulpiana i është shtuar edhe sekretari Yll Jashari. Kjo dorëheqje vjen vetëm dy ditë pasi edhe kryetrajneri Enver Duriqi kishte dhënë dorëheqje, njofton Ulpianapress.

Po kështu, Jashari në një adresim publik ka spjeguar arsyet e dorëheqjes.

”Për : z.Blerim Duriqi
President i klubit KF Ulpiana 1926
Kryesisë së KF Ulpiana 1926
Nga: Ylli JASHARI
Ish- Sekretar i KF Ulpiana 1926

Me keqardhje, por me ndërgjegje të plotë, deklaroj se kjo është dorëheqja ime si Sekretar i klubit KF Ulpiana 1926. Kam njoftuar sot presidentin Blerim Duriqi nëpërmes email-it, sepse ai gjendet përkohësisht në Zvicer, dhe i kam paraqite dorëheqjen edhe pjesës së mbetur të klubit Ulpiana. Këtë vendimin të vështirë e kisha marrë prej disa ditësh, mirëpo kam pritur se do të bëhet një zgjedhje më e mirë për futbollin e Lipjanit, mirëpo nuk ka pasur ndonjë risi në këtë drejtim andaj unë do të mbetem gjithmonë tifoz i Ulpianës. Objektivi i klubit tonë në sezonin e kaluar vjeshtor nuk është arritur, andaj unë personalishtë dua të falënderoj presidentin e klubit z.Blerim Duriqin për kontributin e tij që ka dhënë deri më tani, gjithëashtu falenderoj edhe bashkëpunëtorët tjerë për punën dhe sukseset që kemi arritur edhe ato që kemi ngecur. Kaluam një kohë bashkë, mirëpo tani klubi ynë është në krizë financiare dhe gjithëashtu edhe të rezultateve, ndërsa publiku kërkon me të drejtë rezultate më të mira nga ne si kryesi, poashtu klubi ka nevojë për ndryshime apo një energji të re, lojtarët kanë nevojë për kushte më të mira keshtu që ju duhet një kryesi e re, pak më ndryshe e cila do të sjellë ndryshimin pozitiv, e jo të mbetet klubi në keto rrethana siç ka mbetur tani.
Largohem si mik i Ulpianes, me këtë rast falënderoj edhe njëherë të gjithë tifozët e Ulpianes “Tigrat”, për mbështetjen që na kanë dhënë gjatë gjithë kampionateve të kaluara. Mbetem mik i tyre përgjithmonë.

Me respekt
Ylli JASHARI

Lipjan 02.03.2018
Kosovë”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)