Kryetari i KF Ulpiana, nuk e pranon dorëheqjen e trajnerit Enver Duriqi

Kryetari i KF Ulpiana, nuk e pranon dorëheqjen e trajnerit Enver Duriqi

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi në mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”

Pas dorëheqjes së dhënë nga kryetrajneri Enver Duriqi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të skuadrës lipjanase, Blerim Duriqi, njofton Ulpianapress.

Njëshi i Ulpianës pretendon bindshëm se tekniku Duriqi është ende në krye të shtabit tenik. Nuk është pranuar dorëheqja.

“Sa i përket dorëheqjes së trajnerit Enver Duriqi është e vërtetë qe ky i fundit ka dorëzuar fletëdorëheqjen por që unë nuk e kam aprovuar ende. Kështu që deri në aprovimin mbetet trajner i KF Ulpiana 1926, si dhe stervitjet duhet të vazhdojnë sipas planit.”, u shpreh kryetari Duriqi.

Duket se kryetari Blerim Duriqi nuk e ka në plan të heq dorë lehtë nga tekniku që Ulpianës në të kaluarën i ka sjell vetëm suksese./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)