Stacioni hapësinor i Kinës do të përplaset në Tokë brenda disa javësh

Stacioni hapësinor i Kinës do të përplaset në Tokë brenda disa javësh

Një orë që nga fillimi i takimit të jashtëzakonshëm të krerëve të koalicionit

Stacioni hapësinor i Kinës ka dalë jashtë kontrollit dhe do të përplaset në planet brenda disa javësh – dhe mund të godasë Evropën, SHBA-në, Australinë dhe Zelandën e Re.
Stacioni hapësinor Tiangong-1, që është nisur në drejtim të Tokës me një “përbërës kimik shumë helmues”, do të përplaset në planet mes 24 marsit dhe 19 prillit.

Agjencitë përreth botës janë duke e monitoruar avionin 8.5 tonësh, i cili besohet se përmban hidrazinë të rrezikshme, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Vetëm javën e fundit ekspertët do ta dinë me saktësi të plotë se ku do të bie ai. Sipas Aerospace, një organizatë për kërkime, stacioni hapësinor do të ri-hyjë në atmosferën e Tokës në javën e parë të prillit.

Saktësisht se ku do të bie është e vështirë të parashikohet për momentin, edhe pse ekspertët pajtohen se do të jetë diku mes koordinatave 43 shkallë në veri dhe 43 në jug.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)