Merren vesh detajet – ja kur shkon FBK në zgjedhje

Merren vesh detajet – ja kur shkon FBK në zgjedhje

Nusja rrah dhëndrin

Insporti ka raportuar më herët se Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Errolld Belegu do të japë dorëheqje nga ky post.Pas konfirmimit të këtij lajmi edhe nga burimet brenda FBK-së,, tashmë mund të dihet se kur do të mbahet Kuvendi i ri zgjedhor i kësaj federate.

Insporti merr vesh se sipas Statutit të FBK-së dhe Rregullores së Punës së Kuvendit të FBK-së, Kuvendi i jashtëzakonshëm duhet të thirret në afat prej 30 ditësh nga ana e Bordit të federatës.Po sipas këtyre dy akteve normative, të gjithë kandidatët e interesuar të garojnë për postin e Kryetarit të FBK-së duhet të sigurojnë përkrahjen me shkrim të shtatë anëtarëve të Kuvendit të FBK-së dhe ti deponojnë kandidaturën e tyre bashkë me nënshkrimet e përkrahësve.Ftesat delegatëve do tu dërgohen jo më larg se dy javë para fillimit të Kuvendit, kurse një javë para datës së mbajtjes së Kuvendit do të dihen emrat e delegatëve në Kuvend dhe emrat e kandidatëve për Kryetar të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)