Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të Odës Ekonomike Federale e Austrisë, i kryesuar nga Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, njofton kumtesa.
Hamza e vlerësoi vizitën e delegacionit duke thënë se tregon interesimin e bizneseve austriake për të investuar në Kosovë.
Ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, shprehu gatishmërinë e shtetit të Austrisë për të vazhduar bashkëpunimin bilateral me Kosovën.
COMMENTS