Shpërfillet peticioni i 3 fshatrave për emërtimin e objektit të ri shkollor

Shpërfillet peticioni i 3 fshatrave për emërtimin e objektit të ri shkollor

Hajrullahu zotohët para lipjanasëve që programin e tij qeverisës do ta implementojë pikë për pikë

Drejtori i shkollës fillore “Drita” në fshatin Rubovc të Lipjanit, Ekrem Murati, së bashku me këshillin e kësaj shkolle, e kanë shpërfillur peticionin e tri fshatrave për emërtimin e objektit të ri të shkollës.

Ky këshill në mbledhjen e fundit pak ditë më parë, kanë marrë vendim që shkollës mos t’i ndërrohej emri, pavarësisht se banorët e fshatrave Kojskë dhe Rubovc i Vogël dhe Rubovc i Madh nëpërmjet peticionit me gjithsej 146 nënshkrime kanë kërkuar emërtimin e shkollës së re në Rubovc me emrin e heroit “Januz Emin Bajqinca”, një ndër luftëtarët e njohur të Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare (NDSH). Rreth kësaj çështjeje të enjten, kanë reaguar banorët, familjarët e heroit “Januz Emin Bajqinca” dhe subjekti më i madh opozitar PDK-ja në Lipjan.

Në Komunën e Lipjanit kanë thënë se këshilli i shkollës duhet t’i procedojnë të gjitha propozimet për emërtimin e objektit të ri të shkollës, ndërkohë për këtë çështje do të vendosë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mirëpo në Drejtorinë Komunale të Arsimit nuk ka arritur propozimi për emrin e heroit “Januz Emin Bajçinca”.

Nasri Bajçinca, familjar i heroit “Januz Emin Bajqinca”, nga fshati Rubovc, ka thënë se është shqetësuese se si drejtori dhe këshilli i shkollës fillore “Drita” në Rubovc po e shpërfillin peticionin e banorëve të tri fshatrave.
KOHA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)